Inter, sot fillojnë dhjetë ditët e “zjarrit”
Do të jenë dhjetë ditë përcaktuese, për të mos thënë vendimtare. Do të fillohet sot me pengesën e parë, Valter Zengën, që me rezultatet që ka arritur me Palermon, po i bën të gjithë të besojnë se një ditë mund të drejtojë Interin, skuadrën e zemrës. Madje e ka këshilluar edhe vetë Mourinjo.
Por përveç mikpritjes që publiku zikaltër do t’i bëjë Zengës, Interi do të kërkojë patjetër tre pikët për të rifituar distancën e sigurisë nga Juventusi. “Turn-over”-i i lajmëruar nga Hoze Mourinjo do të lërë jashtë Lusion, që i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri tani dhe ndoshta Kambiason. Kjo sepse trajneri portugez ka marrë sinjale pozitive nga Kordoba dhe Vieira.
Si gjithmonë në portë do të jetë Hulio Sezar dhe para tij në mbrojtje Maikon, Kordoba, Samuel dhe Kivu (ose Santon). Në mesfushë Vieira, së bashku me Zanetin dhe Tiago Motën, që nuk luan prej 20 shtatorit. Më përpara do të jetë Stankoviç, pas krahëve të dyshes Eto-Milito. Ky i fundit rikthehet 26 ditë pas fitores ndaj Udinezes. Sidoqoftë, për “Princin” nuk është një provë përpara Champions-it, por një armë më tepër për të mundur Zengën.
Trajneri portugez ka në dispozicion 26 nga 27 lojtarët gjithsej. Mungesa e vetme për ndeshjen e sotme përballë Palermos është Shnajder, i cili mund të rikthehet kundër Romës. Lajmi i mirë është se rikthehet ish-dyshja e Xhenovas, Mota-Milito. Braziliani mund të luajë që nga minuta e parë, kurse sulmuesi argjentinas mund të futet si zëvendësues.
Inter - Palermo, ja formacionet e mundshme:
Inter (4-3-1-2): J.Cesar; Maicon, Cordoba, Samuel, Chivu; Vieira, Zanetti, T.Motta; Stankovic; Eto'o, Balotelli. Trajner: H. Mourinjo
Palermo (3-4-1-2): Sirigu; Goian, Kjaer, Migliaccio; Bertolo, Simplicio, Bresciano, Cassani; Pastore; Miccoli, Cavvani. Trajner: W. Zenga
Gjyqtar: P. Tagliavento