E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano jashtë listave

Tiranë - Lideri historik Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk do të jetë I përfshirë në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 28 qershorit. Nano ndodhet I ftuar ne emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan. Në të njëjtën kohë, sapo filloi edhe mbledhja e PS-së, në të cilën do të publikohen zyrtarisht emrat e kandidatëve.

“Vazhdoj të kontribuoj në familjen time politike. Mos vajtja ime në parlament është pasojë e ngjarjeve që ndodhen në shtator te vitit 2005, blerja që u bë nga Edi Rama. Unë nuk mund ta ndërpres aktivitetin politik”, deklaron Fatos Nano.

Lidhur me listat e PS-së, Nano shprehet: “Kjo që po ndodh me listat është i vetmi akt i politikës së populizmit, të mbyllur pas perdeve të interesave aspak përfaqësuese që Rama ka ushtruar në PS deri më sot. Ky proces që është shtyrë deri në minutat e fundit e ka shtyrë PS-në në kaos. Edhe tani e gjithë selia e PS-së është në kaos të plotë. Këtë e di nga socialistët e vërtetë, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e tyre historik”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›