“Duka ka bërë gjëra të mëdha…”, Nazarko pyet De Biasin: Më mirë Igli Taren apo Dukën, si President i FSHF-së?

Gianni De Biasi, ish-trajner i kombëtares në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli për emërimin e Igli Tares, si drejtor sportiv i AC Milan, duke theksuar se, Tare do të ketë sukses, në një realitet të rëndësishëm, si Milani.
Nazarko e pyeti De Biasin nëse do të ishte më mirë me Igli Taren, apo me Armando Dukën, në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ai përgjigjet se: “Duka ka arritur rezultate të shkëlqyera dhe se ka bërë një punë të madhe, në detyrën si Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit”.
“Nuk besoj, se ky është një nga qëllimet, apo objektivat profesionale të Iglit. Besoj se ku të vijë momenti, ai mund të tentojë të drejtojë një federatë. Nuk është as për së afërmi, një objektiv i tillë dhe do të duhet të përmendim këtu, se Federata Shqiptare e Futbollit, nën drejtimin e Armand Dukës po bën një punë të shkëlqyer, ka arritur rezultate të shkëlqyera dhe përtej dy evropianeve, ka krijuar një realitet sportiv të jashtëzakonshëm, një shkollë trajnerësh, një seli federate… që është një mrekulli. Gjithë bota e futbollit shqiptar, ka arritur nivele të larta.”
/rtsh.al/