E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s.

Sipas FSHF-së, kjo mbledhje inauguruese u zhvillua në Doha, ndërsa presidenti Duka ishte i pranishëm online.

Gjatë seancës, u bë prezantimi i anëtarëve të Komitetit dhe u diskutua mbi rolin dhe objektivat e këtij forumi të rëndësishëm të FIFA-s.

Presidenti Duka është anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s me një mandat katërvjeçar. Ky Komitet ka për qëllim mbështetjen e federatave anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Duka në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s 1 nga 3

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›