Duka si Blater: Nuk i lë punët përgjysmëBrenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2010 duhet të zhvillohet Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e FSHF-së, ku do të votohet për presidentin e ri.

Rrjetet sociale:
Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shfaq në version “Joseph Blatter” për sa i përket rikandidimit për mandatin e tretë si kreu i FSHF-së.
Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2010 duhet të zhvillohet Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e FSHF-së, ku do të votohet për presidentin e ri.
“Kemi ende kohë. Jam duke punuar dhe nuk kam ndërmend ta la përgjysmë”, tha Duka gjatë një konference për shtyp për mediat.
Rivali i vetëm që ka bërë një deklaratë publike për postin e presidentit është Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares dhe aktualisht agjent i FIFA-s.
Presidenti aktual i FIFA-s, Joseph Blatter, deklaroi se do të rikandidojë për postin që mban aktualisht në zgjedhjet e vitit 2011.
“Do të rikandidoj, - tha Blatter, i intervistuar nga gazeta italiane sportive “La Gazzetta dello Sport” – nuk e kam përfunduar misionin tim në futboll.
“Kam akoma nevojë për më shumë kohë. Shpresoj se në vitin 2011 kongresi i FIFA-s të tregojë dhe një herë tjetër besim te mua, përndryshe do të rikthehem në fshatin tim”.
Numri i klikimeve - 370
E Premte, 30 Tetor 2009