Dukagjin, plagos djalin e xhaxhait me automatik, 40-vjeçari rëndë
DUKAGJIN - Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri automatik, tip kallashnikov nga djali i xhaxhait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Sokol Mali, 40 vjeç është plagosur nga kushëriri i tij Marash Mali.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Toptan në komunën Shllak, në rrethin e Dukagjinit. Sipas të dhënave të para mësohet se 2 kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta.
I plagosuri ka marrë disa plagë në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes dhe pas kontrollit në shtëpinë e tij ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së krimit automatikun kallashnikov dhe gjithashtu 3 kilogramë kanabis sativa.
Policia e Dukagjinit ka nisur hetimet për të zbardhur më tej ngjarje.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)