Dukat, banorët sërish në protestë
Përkundër tubimit të gati një javë më parë kur bllokuan aksin kryesor që lidh Vloren me Llogoranë, kësaj radhe dhjetëra banorë janë mbledhur në derën e bashkisë së Orikumit. Nepermjet kesaj proteste ata kane kerkuar takim me kryetarin e bashkise se Orikumit Kanan Braho, i cili nuk ua ka plotesuar deshiren. Per kete banoret jane deturuar të ulen këmbëkryq në rruge për ta pritur.
Pak dite me pare banoret e Dukatit protestuan per tokat e fshatit te tyre qe sipas zakoneve te ketyre aneve kerkojne rikthimin e kufinjve te fshatit sikurse kane qene brezat e meparshem. Gjate kesaj proteste policia nderhyri duke shoqeruar gjashte protestues, cka solli edhe acarimin e banoreve. Menjehere pas ketij aksioni banoret e Dukatit bllokuan rrugen nacionale me gure dhe duke hedhur vaj ne kete aks, cka solli radhe te gjata ne trafik.