Dukat protestat do te vazhdojne

Nje dite pas perplasjes se dhunshme me forcat e policise banoret vendosen qe mos te terhiqen ne protestat e tyre.
Te mobilizohemi te gjithe vetem keshtu do ti tregojme vendin atij qe do te na shtyp. Ketu nuk do te futet asnje kembe policie vetem me paqe. Nuk trembemi nese na fusni ne burg. Do leme edhe koken eshte shprehur nje i ri i zones.
Pas takimit te zhvilluar ne nje ambjent prane rruges nacionale banoret e Dukatit dolen ne rruge duke e bllokuar ate per disa minuta. Protesta e tyre ka vijuar qetesisht kete here ndersa forcat e policise ishin stacionuar disa kilometra me larg ne pritje te urdherit per te nderhyre nese banoret do bllokonin rrugen.
Nderkohe kryebashkiaku i Orikumit Kanan Braho komentoi ngjarjen e mengjesit te se enjtes.
Eumlshte e pakuptimte radikalizimi i nje situate qe dukej se po zgjidhej. Eumlshte e papranueshme dhe nuk mundet qe problemet e pronave te zgjidhen nepermjet dhunes tha Braho.
Qetesor Ferunaj eshte nje nga pjesemarresit ne protestat e se enjtes ne Orikum dhe Dukat. Ai ishte shpallur ne kerkim nga policia.
Perderisa shteti nuk pranon te na njohe si pronar te ketyre pronave atehere jemi te imponuar te mos njohim shtetin si pronar te ketyre pronave. Ne kemi te drejte te protestojme deklaroi Ferunaj.
Pak minuta pas kesaj interviste policia tentoi ta kapte Ferunajn por ai u largua. Deshmitaret thane se kane degjuar edhe te shtena. Pas disa oresh i kerkuari eshte dorezuar vullnetarisht ne drejtorine e policise se Vlores.
Ferunaj se bashku me 18 persona te tjere akuzohen per kundershtim me dhune ndaj policise pas perplasjes qe ndodhi ne shpatin e Karaburunit.