E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfitimet nga statusi reagon Bregu

Ministria e Integrimit ne nje deklarate per shtyp ka thene se me rregulloren e re te Komisionit Europian te vitit 2008 ndarja e asistences eshte bere deri ne vitin 2012 pavaresisht se vendet mund te ndryshojne statusin gjate kesaj periudhe.

Ministrja Bregu thote ne deklarate se edhe Mali i Zi qe mori statusin e vendit kandidat nuk ka perfituar nga fondet shtese.

Ne deklaraten e Ministrise se Integrimit thuhet se per te perfituar nga fondet e tre komponenteve te tjere Shqiperia duhet te ngreje strukturat per akreditimin e decentralizuar te fondeve.

Sipas zonjes Bregu Shqiperia ka pak muaj qe ka nisur negociatat per te plotesuar kete kusht.

Ndaj sipas saj Shqiperia nuk i perfiton fondet shtese sepse nuk ka filluar nga funksionimi sistemi i decentralizuar i perdorimit te fondeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›