E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Emigracioni, duhen marrëveshje me shtetet pritëse

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Pogradecit. Në një takim me banorët e këtij qyteti kreu i PBDNJ, e ka vënë theksin tek emigracioni si dhe ka prezantuar pikat kryesore të programit qeverisës. 

POGRADEC- Në vijim të turit elektoral është zhvilluar në Pogradec takimi i radhës i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në këtë takim Dule paraqiti pikat kryesore të programit të kësaj partie sic është emigracioni. “Emigracioni ka ende nevojë për marrëveshje më të mira me shtetet pritëse, për garantimin e kushteve më të mira. Kemi ende emigrantë të cilët vazhdojnë pas vitesh të jenë ende ilegal në vendet e emigrimit”- theksoi Dule. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›