Fushata, Veliaj: Me votën tuaj sillni ndryshimin
Veliaj, kreu i G99, në një takim të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë i ka kërkuar banorëve që me votën e tyre më 28 qershor të sjellin ndryshimin, pasi sipas tij kjo qeveri nuk po punon më për familjet shqiptare, por për familjen e vet.
DIBËR- Në një ndalese në qytetin e Peshkopisë gjatë një vizite në qarkun e Dibrës Erjon Veliaj dhe Arbian Mazniku folën në një takim me qytetarët dhe të rijntë e Peshkopisë ku prezantuan edhe kandidatin e G99 për këtë zonë Saki Plata. Veliaj tha se asnjë shqiptarë i vetëdijshëm nuk nuk ka se si të mos e kuptojë nevojën për ndryshim. “Nuk ka ngel shqiptarë i cili nuk e di se kështu se si po qeverisemi sot ne nuk mund të vazhdojmë të qeverisemi, pasi kjo qeveri nuk punon më për ta ajo punon vetëm për familjen e vet dhe jo për të gjithë familjet tona. Treguesi nëse jemi popull i madh apo popull i vogël duket nga aftësia jonë për ndryshim dhe unë jam i bindur se edhe Peshkopia dhe i gjithë qarku i Dibrës do të tregojë se ne jemi populli i madh për të ndryshu mënyrën se si qeverisemi”- theksoi Veliaj. (a.r/news24/balkanweb)