Dule: Incidenti Greqi, i papranueshëm

Kryetari i PBDNJ-shit Vangjel Dule ka deklaruar sot se thirrjet antishqiptare të usharëve grekë në "Ditën e Pavarësisë" janë të papranueshme. Në një prononcim për mediat pas takimit me Eurodeputetin grek Nikolaos Chountis, Dule duke analizuar edhe protestat që janë bërë në disa qytete të Shqipërisë për video-skandalin theksoi se gjithashtu është e papranueshme edhe djegia e flamurit grekë nga disa persona.
Gjithashtu Dule njohu eurodeputetin Chountis edhe për situatën politike në vend duke theksuar se është shumë e rëndësishme transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ndërkohë ditën e sotme eurodeputeti Nikolaos Chountis është takuar me kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe ministrin e brendshëm Lulzim Basha.