E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pyetësori, provimi për të gjitha institucionet

Kryeministri Berisha deklaroi në takimin e fundit të Komitetit Ndërministror të Integrimit se pas 3 muaj e 15 ditë qeveria ka finalizuar përgjigjet e pyetësorit të KE-së duke theksuar se përgjigjet janë dhënë me përgjegjësi të madhe nga administrata publike.
"Pyetësori është provimi për të gjithë institucionet dhe përbën një shans të madh për të riformatuar të gjithë punën e qeverisë edhe atje ku nevojitet edhe struktuarat tona në funksion të kësaj përballje" theksoi Berisha.
Kryeministri ka vlerësuar punën e administratës e cila brenda 3 muajve e 15 ditëve iu përgjigj 2284 pyetjeve që përfshinte pyetësori. Ai theksoi gjithashtu se qeveria është e parapërgatitur për paqartësi në përkthime duke shtuar se për dhënien e përgjigjeve janë angazhuar mbi 27 ekpertë të vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare dhe janë bërë konsultime me dhjetra agjensi në mënyrën që përgjigjjet të ishin sa më të përshtatshme. Ndërkohë kryeministri Berisha theksoi se përgjigjet e pyetësorit do të dorëzohen në Bruksel gjatë dy javëve të para të muajit prill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›