E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Partia e Prosperitetit Demokratik në listat e PBDNJ, KQZ e përjashtoi nga konkurrimi

Gazeta Shqip

vangjel duleKryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule njoftoi sot bashkëpunimin me Partinë e Prosperitetit Demokratik, e cila sipas Dules në mënyrë arbitrare është përjashtuar nga konkurrimi në zgjedhjet e 23 qershorit, edhe pse është një parti që ka marrë pjesë në disa zgjedhje.

Sot denoncojmë aktin arbitrar të KQZ dhe të kolegjit zgjedhor, që përjashton nga konkurrimi Partinë e Prosperitetit Demokratik edhe pse kjo parti ka konkurruar edhe në procese zgjedhore të mëparshme, tha Dule.

Sipas kreut të PBDNJ-së, kryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik, zoti Yzeir Fetahu do të jetë kandidat në listat e PBDNJ-së për qarkun e Elbasanit.

Ne kemi marrë vendim për bashkëpunim në këto zgjedhje politike. PPD që përfaqëson interesat e komunitetit bullgar gollobordas do të bashkëpunojmë me ne në këto zgjedhje. Zoti Fetahu kryeson listën tonë në qarkun e Elbasanit, tha Dule.

2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Dule: Partia e Prosperitetit Demokratik në listat e PBDNJ, KQZ e përjashtoi nga konkurrimi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›