E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Të bëhet transparenca, nuk kërkohet ndryshimi i rezultateve

Kryetari i PBDNJ-it Vangjel Dule duke iu bashkuar qëndrimit të PS-së për hetim parlamentar dhe hapjes së kutive theksoi se asgjë e keqe nuk vjen nga transparenca. Duke folur në seancën pleanare Dule theksoi se nuk po kërkohet ndryshim të rezultateve të zgjedhjeve apo të ndryshohet vendimi i gjykatave por të shihet se çfarë është numëruar keq dhe në çfarë mënyre u tjetërsua vota.
Sipas tij nëse nuk i jepet zgjidhje sot situatës, atëherë do i takojë qytetarit përmes logjikës së tij të gjejë zgjidhjen.
"Nëse do të vazhdoni të qëndroni më insistimet tuaja, zoti kryeministër po hidhni hije mbi legjitimitetin demokratik te qeverisë suaj",u shpreh Dule.
Menjëherë ka reaguar kryeministri Berisha, i cili është përgjigjur duke garantuar qytetarët se mazhoranca është e vendosur për transparencë të plotë.
Kryeministri Berisha ka replikuar me Dulen theksoi gjithashtu se ka qënë vetë ai i cili ka akuzuar Ramës se i ka vjedhur votat. Sipas tij Partia Socialiste po kërkon të dhunojë kushtetutën duke theksuar se ai është i gatshëm të hapë kutitë në bazë të kushtetutës së vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›