Braçe: Nuk bëjmë pazar me hetimin e zgjedhjeve

Deputeti i PS-së Erion Braçe se opozita nuk do të bëjë asnjë pazar në lidhje me hetimin e zgjedhjeve. Braçe duke artikuluar fjalët e kryministrit Berisha se ai po i jep një ofertë opozitës për zgjidhje theksoi se termi ofertë përkthehet në pazar dhe se opozita nuk do të bëhet pjesë e ndonjë pazari.
"Ne nuk kemi ardhur të bëjmë pazar zoti Kryeministër por të bëjmë një ligj në zbatim të kushtetutës dhe me një standart ndërkombëtar atë të hapjes së kutive" theksoi Braçe.
Ai shtoi gjithashtu se zgjidhja e krizës politike në vend po mbahet peng nga kryeministri Berisha duke shtuar se i bën thirrje atij që t'i thërrasë arsyes pasi zgjidhja është e tij.