E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule Te behet transparenca

Kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule ka deklaruar gjate fjales se tij ne tryezen e partive te thirrura nga kryeministri Berisha se perpara se te flitet per ndryshim te kodit elektoral duhet te behet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Ai theksoi se zgjidhja me e mire per vendin do ishte doreheqja e kreut te qeverise dhe shkuarja e vendit ne zgjedhje te parakohshme.

Si do kemi kurajon e trajtimit te nje pacienti zgjedhjet e deshtuara te 28 qeshorit nderkohe qe nuk kemi bere ekzaminimin e tyre. Kerkesa per hetimin e tyre keqinterpretohet si rinumerim si nje shperndarje mandatesh. Ne kerkojme ate qe eshte e vetekuptueshme. Edhe ju e keni kuptuar se kodi duhet ndryshuar per faktin se zgjedhjet nuk ishin te mbara. Ne fillim duhet te ndodhe renditja racionale e nje procesi dhe pastaj do te bejme edhe amendimin e kodit zgjedhor. Ne kemi qendrimin ton per disa ceshtje por keto do diskutohen kur te behet transparenca u shpreh Dule.

Nuk eshte problemi yne amendimi i kodit. Ceshtja eshte se jemi ne nje ngerc qe e thone edhe vezhguesit neutral qe ka vetem nje zgjidhje. Ju nuk keni nevoje te qendroni ne krye te nje qeverie qe cdo dite i dalin skandalet mund te beni ate qe gjithsecili do te bente do ti hapte rrugen zgjedhjeve te lira dhe te barabarta ne vend tha Dule.

Vendi ka nevoje per nje dialog te strukturuar shtoi kreu i PBDNJ-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›