Mbeturinat protesta te dhunshme ne Napoli

Vendimi per ndertimin e nje vendgurmbullimi te dyte te plehrave ne Napoli ka shkaktuar perplasje te dhunshme mes manifestuesve kunder ketij projekti dhe policise ne oret e pasdites se enjte.
Autoritetet njoftojne per 20 police te lenduar dhe 16 automjete te policise te shkrumbuara nderkohe qe burime te pakonfirmuara pohojne se edhe nje manifestues ka mbetur i plagosur nga perleshjet me policine si dhe eshte djegur flamuri kombetar italian.
Manifestuesit kundershtojne vendimin e Stefano Kaldoro per hapjen e nje vendgrumbullimi te dyte mbeturinash ne Kava Vitello ne Napoli.
Mediat italiane e pershkruajne situaten ne Tercinjo dhe Boskoreale nje anarki totale nderkohe qe kryeministri Berluskoni ka kerkuar nje mbledhje urgjente te kabinetit per te gjetur nje zgjidhje sipas tij drastike .