E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule kundër PS-së për marrëveshjen me Greqinë

Kjo është deklarata e dytë kundër aleatit të zgjedhjeve të 28 qershorit, kur Dule del kundër Partisë Socialiste.

Dule tha dje për mediat, se marrëveshja për hapësirën detare nuk duhet të bëhet politike ndërkohë që sipas tij ajo është një çështje që zgjidhet në rrugë diplomatike. “Duhet me çdo kusht që marrëdhëniet e jashtme, marrëdhëniet me partnerët tanë t’i lëmë përtej përplasjes politike, aq më tepër mikropartiake të ditës që mbizotëron me tepricë në realitetet tona politike”, tha Dule.

Sipas tij, është e drejta e çdo individi në demokraci dhe të drejtë për çdo formacion politik që të vihet në dijeni për zhvillimet dhe të kërkojë transparencë. “Por kur kjo transparencë karakterizohet nga koniunkturialiteti, kur karakterizohet nga tendencioziteti dhe kërkohet në një kohë të dytë, atëherë vetë në parim prishet thelbi i transparencës”, vijon Dule.

Dule e ka vlerësuar si të dyshimtë qëllimin e kontestimit të këtij dokumenti.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›