E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, përplasja e dy trenave shkakton mbi 10 të vdekur

Disa stacione televizive cituan burime të policisë sipas të cilave afro 20 persona mund të kenë humbur jetën në këtë aksident.
     
Forca e përplasjes bëri që disa vagonë të dëmtoheshin rëndë dhe ekipet e shpëtimit duhej të përdornin makineri prerëse për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar.
     
Një oficer i policisë lokale deklaroi për agjencinë “Reuters” se kishin nxjerrë 10 trupa dhe se bilanci mund të rritej, kur ata të kenë kontrolluar të gjithë vagonët e përfshirë në aksident.
     
Aksidenti ndodhi kur një tren i "Goa Sampark Kranti Express" u përplas me një të "Mewar Express" që po priste pranë stacionit të qytetit Mathura. Të dy trena ishin nisur për në Nju Delhi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›