E Diel, 1 Nëntor 2026

Duma ruse reagon ndaj sanksioneve të mundshme të SHBA-së

Ligjvënësit rusë u zotuan se do t’i përgjigjen me masë të ngjashme një projekt-ligj amerikan për vënien e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë, të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Zyrtarët rusë thonë se Dhoma e ulët e parlamentit, Duma, do të konsiderojë vendosjen e një lloj të dënimi të ngjashëm kundër qytetarëve amerikanë, që Moska i dyshon për shkelje të të drejtave të njeriut.

Kryetari i komisionit të Dumas për çështje të jashtme, Alexei Pushkov, tha se ministria e Jashtme ruse tashmë ka një listë konfidenciale të shtetasve amerikanë, të cilëve do t'u ndalohet hyrja në Rusi, nëse ligjvënësit amerikanë miratojnë sanksione.

Ministria e Jashtme ruse e kishte denoncuar më parë projekt-ligjin amerikan, të njohur si "Akti Magnitsky", duke e quajtur "veprim absolutisht armiqësor, provokues dhe të njëanshëm."

Javën e kaluar, Senati amerikan votoi për të hequr kufizimet e tregtisë me Rusinë, që datojnë nga epoka e Luftës së Ftohtë, normalizimin e tregtisë me Moldavinë dhe të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve rusë të akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›