E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni akuzon Pakistanin

Pentagoni e akuzoi Pakistanin se po minon përpjekjet për përmirësimin e sigurisë në Afganistan, duke u dhënë strehim kryengritësve".

Në raportin, që e përfshinë periudhën prej prillit deri në shtator, Pentagoni theksoi se Pakistani nuk ka urdhëruar ndalesën kryengritësve afganë, të cilët janë strehuar në territorin e tij. Për këtë shkak ata janë kërcënim për ushtritë amerikane, të koalicionit dhe atyre afgane, theksohet në raportin.

"Kërcënimet tjera për këto përpjekje janë mundësitë e kufizuara dhe përgatitja e pamjaftueshme e ushtrisë afgane dhe korrupsioni i autoriteteve", theksoi Pentagoni.

Në raportin aktual, megjithatë, theksohet se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Pakistanit po përmirësohen.

Forcat e NATO-s në Afganistan numërojnë 100.000 ushtarë, prej të cilëve 70.000 amerikanë. Ato duhet të tërhiqen deri në fund të vitit 2014.

Në anën tjetër, një i raport se Afganistani është duke përjetuar një rënie të dhunës në zonat shumë të populluara.

Raporti thotë se siguria në shumë prej qyteteve të mëdha të Afganistanit është “rritur ndjeshëm”, derisa kanë rënë për 3 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti sulmet e militantëve.

Megjithatë, në raport thuhet se numri i viktimave të përgjithshme civile në fakt është rritur për 18 për qind, në rreth 2700, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›