E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dumani: 40 mijë euro për t’u liruar! I penduari i drejtësisë thotë se paratë i mori mjeku që falsifikoi letrat

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyar të tjera detaje tronditëse në seancën e kësaj të marte në  gjyqin për grupin kriminal të dosjes “Plumbi i Artë”.

Dumani ka treguar për mënyrën sesi ka arritur që të dalë nga burgu më herët pasi kishte qenë i arrestuar për vepra të tjera penale.

I penduari i drejtësisë tregoi se avokati i tij, Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës duke dhënë një shumë të madhe parash përmes vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë të asaj kohe.

Sipas Dumanit, ai ka dhënë afro 40 mijë euro për dhëndrin e vëllait të Nasip Naços i cili është mjek.

Përmes firmës së mjekut i cili ka lidhje familjare me kreun aktuat të Komisionit të Sigurisë, Dumani ka arritur që të fitojë lirinë në vitin 2014, por veprimet kishin nisur më herët, me ndihmën e avokatit.

Nuredin Dumani shtoi se raporti mjekësor u firmos me preteksin se i arrestuari ishte gati për të vdekur pasi vuante nga zemra.

Trupi gjykues e pyeti Dumanin edhe për njohjen e tij me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.

Deri më tani Nuredin Dumani ka rrëfuer të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera që prej tëe paktën 10 vitesh ishin një mister për policinë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›