Dumani takon ambasadorin britanik: Mirëpresim përpjekjet e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Ambasada britanike ka zbardhur takimin mes Abbott dhe Dumanit. Ambasadori rikonfirmoi angazhimin e Britanisë së Madhe për të mbështetur SPAK.
Gjithashtu në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 maj, ambasdori ka theksuar se Britania mirëpret nismën e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.
“Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott, u takua me Z. Altin Dumani, Kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.
Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025″, thuhet në njoftimin e ambasadës./vizionplus.tv