Vlorë/ Arrestohet 46-vjeçari për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Një ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale e Policisë së Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Fitore.
Një 46-vjeçar është arrestuar pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur me thikë për ta detyruar atë të tërhiqte kërkesën për urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan thikën që përdori ai gjatë kanosjes. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë për hetime të mëtejshme.
/vizionplus.tv