E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Brazili ishte superior në të gjitha drejtimet

Pretoria - Trajneri Karlos Dunga ndjehet shumë i lumtur nga paraqitja e Brazilit të tij në super përballjen me Italianë kampione bote. Latinët shkatërruan me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën e drejtuar nga Marçelo Lipi, duke e nxjerrë atë automatikisht nga gara për Kupën e Konfederatave.

“Italia bëri përpjekje për të kontrolluar ndeshjen duke mbajtur në zotërim topin. Lojtarëve u kërkova të përqendrohen çdo sekondë dhe të ushtrojnë presion mbi kundërshtarin. Si përfundim, mund të them se ne ishim superiorë mbi Italine në të gjitha drejtimet”, deklaron tekniku Dunga.

Ndeshja mes Italisë dhe Brazilit ishte e fundit për fazën e grupeve. Në gjysmëfinale Brazili do të ndeshet me vendasit e Afrikës së Jugut, ndërsa SHBA do të përballet me Spanjën kampione Evrope.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›