E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Me kritikoni, nuk jam i dobet

Trajneri i Brazilit, Dunga duket nje tip i veshtire, figure qe nuk ben kompromis, por tregoi se eshte edhe i prekur nga nje drame personale, se ciles nuk i munguan edhe lotet, gjate nje interviste, qe dha per nje televizion, ne Brazil. Dunga, nje ish mesfushor i njohur i Brazilit, me te cilin ka luajtur ne tre finale te Kupes se Botes, u emocionua kur i thane se a ndihej nen presion si trajner, dhe se cfare komenti do te kishte ndaj kritikave te shumta, qe i jane adresuar, prej kohes kur mori kombetaren e Brazilit, ne vitin 2006. Per te bere nje ilustrim, Dunga mori si shembull, prinderit e tij: "Askush nuk me ben presion mua, me shume, se mamaja ime", - theksoi Dunga. "Babai im ka qene per tete vite, i semure rende dhe ajo i ka qendruar gjithmone prane. Nuk e kam pare asnjehere te dobet apo te ankohet nga kjo dhe une kam mesuar prej saj, se nuk duhet te jem kurre i dobet", - theksoi trajneri brazilian, qe ne fund u perlot. Dunga, i cili nuk ka nje eksperience te meparshme, ne drejtimin e ekipeve te nivelit te larte, eshte akuzuar gjeresisht se po perdor nje stil te ndryshem, ne lojen e Brazilit pavaresisht titullit qe siguroi ekipi i tij gjate Kupes se Amerikes, ne vitin 2007. "Kur ekipi luan jashte, ne Peru, Ekuador dhe Kili, i tere kombi mobilizohet per te mundur Brazilin. Kur ne luajme ne Brazil, na dalin probleme, kundershtime dhe akuza te cilat krijojne nje atmosfere, qe i ben gjerat me te veshtire. Lojtaret qe vije nga Evropa paraqesin veshtiresi, per t'u adaptuar me kohen dhe bejne udhetime te gjata. Nese ne do te kishim 15 dite, per te stervitur, para ndeshjes, gjerat do te ishin ndryshe". Dunga shtoi se lojtaret evropiane duhet ta duan me shume Brazilin. "Ata jane shume te palyer ne Evrope, por kjo nuk mjafton per Brazilin", - i referohej ai lojtareve. "Ne duam qe ata te kene te njejtin respekt, per vendin e tyre sepse te gjithe kemi lindur ne kete vend dhe jeta eshte e lidhur me kombin" ,- perfundoi trajneri i Brazilit, 5 here fitues i Kupes se Botes ne futboll.

Brazili

eshte ne vend te dyte, ne grupin kualifikues per ne boterorin afrikan te 2010-es, dhe ka gjashte pike me pak se ekipi kryesues, Paraguaj. Brazilianet kane shenuar nga nje barazim pa gola, ne tre ndeshjet e fundit ne shtepi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›