Lipi: Kasano? Nuk kam kohe per shpjegime
Antonio Kasano nuk eshte grumbulluar me ekipin kombetar te Italise. Trajneri i kombetares se Italise, deklaroi pas ketij vendimi se nuk ka kohe per te dhene shpjegime, ne lidhje me vendimet e tij: "Nuk kam asnje shpjegim per te dhene. Une kam bindjet e mia dhe kaq". Me tej trajneri iu pergjigj gazetareve, ne lidhje me kritikat: "Ju vazhdoni, qe te shprehni opinionet tuaja, kurse une jam duke folur per ata, qe jane te pranishem". Dhe kur e pyeten nese i kishte lexuar gazetat, ku shkruhej se Kasano ishte ai qe i kerkonte shpjegime per perjashtimin nga kombetarja, trajneri Lipi tha se nuk ka asnje minute kohe qe te merret me diskutime, pasi ekipi qe ai drejton eshte kampione bote ne fuqi, dhe duhet te fitoje ndeshjet e radhes.