Dunga: Përballë Italisë luajmë me stimuj specialë
Londër - Sonte në mbrëmje në “Emirates Stadium” të Londrës do të luhet miqësorja e luksit Brazil-Itali. Të gjithë janë të motivuar për të marrë një fitore në këtë ndeshje prestigji midis dy përfaqësueseve më të suksesshme të globit. Më shumë se të gjithë, këtë sfidë kërkon ta fitojë Karlos Dunga, trajneri i Brazilit, i cili në karrierën e tij ka luajtur si futbollist në kampionatin italian me Pizën dhe Fiorentinën.
Dunga ka edhe një kujtim të mrekullueshëm në përballjet Brazil-Itali, pasi në vitin 1994 ishte ai që ngrinte lart Kupën e Botës si kapiten i ekipit kampion bote të saposhpallur.
“Shumë nga futbollistë që do të luajnë në këtë sfidë nuk kanë patur mundësinë të përgatiten për shkak të impenjimeve me skuadrate tyre, -deklaron Karlos Dunga, trajneri i Brazilit. Por, ndodh ndryshe kur luajmë përballë Italisë, të gjithë kemi disa stimuj specialë kundër tyre. Megjithëse nuk është një ndeshje për Kupën e Botës, përsëri kjo miqësore ka disa gjëra brenda saj.
Motivimi i futbollistëve? Shumë prej tyre janë mësuar me superndeshje të tilla. Në ‘Emirate’ do të mungojë Kaka’, ashtu si edhe Anderson dhe Luis Fabiano, por mbi të gjithë Amauri.”