E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi i emocionuar: Brazil-Itali derbi i botës

Londër - Marçelo Lipi, trajneri i Italisë, emocionet që nuk i ka përjetuar në të gjithë karrierën e tij, në drejtimin e Juventusit dhe Italisë në kampionatin e fundit botëror, po i përjeton në prag të supermiqësores me Brazilin. Me një emocion të dukshëm në fytyrë ai e cilëson këtë përballje si derbin e planetit.

“Është derbi i botës, dhe unë jam mjaft i emocionuar, -shprehet trajneri italian, Marçelo Lipi, menjëherë pas mbërritjes në Londër. Kjo është një ndeshje e vërtetë”.

Përfaqësuesja italiane mbërriti mbrëmë në aeroportin e Londrës rreth orës 19:00. Temperatura në kryeqytetin anglez ishte 2 gradë, ndërkohë që në Itali temperature shënonte 20 gradë. Në orën 21:00 skuadra e dejtuar nga Lipi zhvilloi një miniseancë stërvitore në stadiumin “Fly Emirates”, ku do të zhvillohet edhe takimi sonte në orën 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›