Dunga: Vështirë të luash në Bolivi
“Të luash në një lartësi prej 36000 metrash mbi nivelin e detit është me të vërtetë shumë e vështirë. Ishim të vetëdijshëm se pa u adoptuar në atë atmosferë është e vështirë për ne. Në ndeshje të tilla duhet të zgjidhen futbollistët më të fortë për të përballuar kushtet”, deklaron trajneri i “Seleçaos”, Karlos Dunga.
Brazili e kishte siguruar kualifikimin për në botërorin “Afrikë e Jugut 2010”, ndërkohë që Bolivia ka dalë prej kohësh nga objektivat për kualifikim. Në ndeshjen e fundit Brazili do të presë në fushën e vet Venezuelën për të konfirmuar vendin e parë, i cili rrezikohet nga Paraguaji që ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 33.