E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti kërkon të rikthehet me kombëtaren italiane

Dëshirën e kapitenit të Romës e zbulon trajneri i skuadrës, Klaudio Ranieri, i cili thekson se ikona e klubit kryeqytetas është i vlefshëm për kombëtaren e Marçelo Lipit.

“Nëse duan që kombëtarja të mbrojë titullin kampion bote, atëherë duhet të përfshijnë edhe Françesko Totin në listë. Aktualisht ai është një futbollist që i plotëson të gjitha kriteret për të ndihmuar Italinë”, bën të ditur Klaudio Ranieri.

Françesko Toti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e ka luajtur në finalen e 9 korrikut 2006, kur Italia u shpall kampione e botës përballë Francës.   

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›