E Hënë, 2 Nëntor 2026

Duplantis ngre nivelin, në Avesta zgjedhin një mënyrë të veçantë për të treguar rekordet e atletit

Avesta e ngriti përsëri standardin ashtu siç bën Armand Duplantis në pistë. Pas rekordit të ri botëror me 6.30 m të realizuar nga atleti suedez në botërorin e Singaporit, në disiplinën e kërcimit me shkop, autoritetet e qytetit në fjalë ngritën me 1 cm shenjën që prej shumë kohësh përfaqëson rekordet e Duplantisit.

Shenja është ngritur dhe përditësuar plot trembëdhjetë herë, po aq sa janë edhe rekordet e reja të Mondo Duplantis në karrierën e tij. Zakonisht shenja zhvendoset gjithnjë menjëherë sapo thyhet rekordi, por këtë herë, pas rekordit të Singaporit, ajo nuk kishte lëvizur.

Ndaj Ingrid, gjyshja e atletit, e cila jeton në Avesta, ishte shqetësuar për këtë gjë, por më pas zbuloi se Duplantis ishte ftuar të vinte dhe ta ngrinte shenjën në kuotën e re. Rreth një mijë njerëz erdhën për të parë dhe për të brohoritur ndërsa Duplantis ngjitej në një makinë për të ndihmuar në përditësimin e shenjës në rekordin e ri botëror: 6,30.

Sigurisht që masat e sigurisë ishin marrë të gjitha në mënyrë që atleti të mos dëmtohej në rast rrëzimi. Nëna e Duplantis, Helena, u rrit në Avesta, dhe gjyshërit e tij ende jetojnë aty. Në verë, “Mondo” i vizitonte gjithnjë gjyshërit e tij, ndërsa stërvitej në ambjentet përreth.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›