E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro: Kuzhe do te sjelle ndryshimin ne Kombetare

Klodian Duro shprehet entuziast per trajnerin e ri te Kombetares, Josip Kuzhe, dhe mendon se kroati eshte njeriu i duhur per kuqezinjte.

“Edhe pse kam vetem tri dite qe stervitem me trajnerin Kuzhe, mund te them se ndihem mjaft mire”, deklaroi mesfushori 31-vjeçar.

“Gjate kesaj periudhe kam krijuar nje opinion mjaft pozitiv dhe me eksperiencen qe ka, ai mund te sjelle ndryshim ne Kombetare. Perpara se grumbullimi te fillonte degjova fjale mjaft te mira per trajnerin kroat dhe kete e konfirmova ne stervitje. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur per kete detyre, pas largimit te Ari Han”.

Duro pranon se filozofia e trajnerit, por edhe perfshirja ne skuader e shume lojtareve te rinj, kane bere qe grupi te jete mjaft i motivuar per sfiden kunder Portugalise.

“Kuzhe ka sjelle motivim, por ketu ndikon edhe fakti qe jane grumbulluar mjaft lojtare te rinj, te cilet shihen si e ardhmja e perfaqesueses, shtoi ai. Grupi anti-Portugali po konsolidohet dhe Shqiperia do te paraqitet ndryshe ne fushen e lojes. Me frymen e grupit mund te marrim nje rezultat pozitiv”. Ne fund edhe dy fjale per ofertat: “Per momentin jam i perqendruar te Kombetarja. Gjithsesi, keto dite AEK-u eshte interesuar per mua, por jam ende nen kontrate me Omonian dhe ne Qipro ndihem mjaft i kenaqur”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›