E Diel, 1 Nëntor 2026

Bektashi fiton Kupen e Gjermanise U-19Shqipon Bektashi ( SC Freiburg U 19 ) ia doli qe pas titullit te Kampionit te Gjermanise per U 19, te fitoj ehde Kupen e Gjermanise per U 19. Ata, mbreme ne Potsdam fituan kunder Borussia Dormund pas ekzeku

Sami Baçaj- Shqipon Bektashi ( SC Freiburg U 19 ) ia doli qe pas titullit te Kampionit te Gjermanise per U 19, te fitoj ehde Kupen e Gjermanise per U 19. Ata, mbreme ne Potsdam fituan kunder Borussia Dormund pas ekzekutimit te penalltive me rezultatin 8:7.

Ne kete menyre Bektashi eshte shqiptari me i sukseshem ne Gjermani me dy tituj. Bektashi luajti per 120 minuta dhe shenoj nje gol nga penalltia. Ai beri nje loje te mire dhe goditi dy here shtyllen. Ai ne fillim te vitit nga sulmuesi eshte rikthyer ne mesfushor dhe luan ne te dy anet, majtas dhe djathetas.

Kete muaj Bektashi ka pasur oferte qe te kaloj ne SV Werder Bremen. Se pari, te behet pjese e ekipit te U 23 qe garon ne Liga 3 te Gjermanise.

Mirpo, sipas menagjerit te tij Genc Baruti, ai deshiron qe te mbetet edhe per nje vite ne Freiburg.Ne SC Freiburg  ka kontrate deri ne vitin 2012.

Bektashi me ekipin e tij, po ashtu ka dalur Kampion i Bundesliga Süd per Junior te U 19 dhe do marre pjese ne gjysemfinalet e sivjetme, ku SC Freiburg eshte Kampion aktual i Gjermanise. Ate me nje buxhet vjetor prej 1, 5 milioneve. Qe eshte shume i vogel ne krahasim me buxhetin e ekipeve te Junioreve te FC Bayern, Borussia Dortmund etj.

Bektashi ka shprehur deshiren qe te luaj me ekipin e shpresave. Mirpo, deri me tani nga ana e FSHF -se, askush nuk ka ndjekur nje loje te tij. Prej se ka qene ne zborin e zhvilluar ne fillim te ketij viti. Mbase, do kishte qene mire qe ai te ftohet ne ndeshjet e radhes se shpresave. Pasice, pas humbjeve me Skocine. Shqiperia mund te ftoj talentet shqiptar ne Evrope dhe mos ti çaj pas kur ata luajne per vende tjera...

E Diele, 31 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›