E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro: Partizani ka kundër gjyqtarëtTrajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, gjatë një interviste ekskluzive te dhënë per “Panorama Sport”: “Të blesh katër ndeshje i thonë 12 pikë. S’kemi marrë kurrë një ndeshje me gjyqtarë. Po ju them edhe se në nd

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, gjatë një interviste ekskluzive dhënë kryeredaktorit të gazetës sportive shqiptare “Panorama Sport”, Fatjon Kodra, shpërtheu kundër gjyqtarëve, të cilët sipas tij kanë goditur keqazi skuadrën e kuqe këtë sezon.

“Në shumë ndeshje kemi qenë superiorë në të gjitha drejtimet, por kemi pasur shumë elementë kundër. E them me sinqeritet se kemi pasur kundër gjyqtarët. Ndoshta duke menduar që Partizani vështë i varfër, arbitrat e kanë goditur jashtë mase.

“Shumë skuadra, që edhe pse në këtë periudhë kanë berë investime të mëdha, kanë buxhete enkas për gjyqtarët. Janë vetë presidentët, që në biseda nën zë e pranojnë se kanë marrë 3-4 ndeshje, duke blerë gjyqtarët. Kaq mjafton për t’u ngjitur e të pretendosh edhe për kampion.

“Të blesh katër ndeshje i thonë 12 pikë. S’kemi marrë kurrë një ndeshje me gjyqtarë. Po ju them edhe se në ndeshjen e fundit me Flamurtarin anësorët ishin blerë”, -pohoi konsulenti ish-konsulenti i Hans Peter Brigelit dhe ndihmësi i Oto Baricit.

E Premte, 30 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›