E Diel, 1 Nëntor 2026

Slikoviç: Nga Tirana më largoi presidenti“Problemet erdhën pas miqësores me Milanin. Në pesë takime skuadra mori vetëm një fitore dhe unë atëherë kërkova që të ndryshoj disa lojtarë të cilët nuk i përgjigjeshin lojës time. Ia komunikova këtë gj

LEONARD KARAJ - I ka hedhur fajin presidentit-donator, Refik Halili, Blazh Sliskoviç për largimin e tij nga skuadra e Tiranës. Në një prononcim për mediat boshnjake (www.dnevniavaz.ba) ish-trajneri bardheblu nuk ka fshehur divergjencat mes tij, futbollistëve dhe drejtuesëve të klubit. “Problemet erdhën pas miqësores me Milanin. Në pesë takime skuadra mori vetëm një fitore dhe unë atëherë kërkova që të ndryshoj disa lojtarë të cilët nuk i përgjigjeshin lojës time. Ia komunikova këtë gjë presidentit i cili nuk pranoi, ndaj edhe unë nuk kisha rrugë tjetër veçse të largohesha nga drejtimi i skuadrës”, ka thënë Sliskoviç. Më tej tekniku ka pohuar se ka pasur oferta gjatë merkatos dimërore edhe nga Arabia Saudite porse ai nuk dëshiron të largohet nga kontinenti evropian. Teksa në fund ka lëshuar edhe një sinjal tjetër për klubet shqiptare. “Do të më pëlqente të drejtojë edhe ndonjë skuadër tjetër në Shqipëri”, ka përfunduar Sliskoviç.
Burimi: Tirana Observer
E Premte, 30 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›