E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro shpeton Partizanin, largohet Dalic

Partizani fiton derbin me Dinamon 1-0. "Partizani, ju nuk jeni kurre vetem", - ishte nje nder parullat, e iniciuara nga tifozet e kuq dhe qe dukej me shume nga te gjitha, si per te frymezuar lojtaret ne ndeshjen e djeshme derbi. Partizani edhe pse me probleme gjate pjeses se pare te ketij kampionati, me moral te ulet dhe akoma me keq, prej shume kohesh pa marre pagat, i dha nje leksion te mire Dinamos, kampione ne fuqi. Goli i Babamustes, kater minuta para perfundimit te kohes se rregullt, ishte i vetmi i ndeshjes derbi dhe rezultoi vendimtar, per nje trepikesh. Fitorja e trete radhazi dhe e katerta per Partizanin, ne kete sezon futbollistik. Te kuqte e Shpetim Duros, zhvilluan nje ndeshje heroike perballe Dinamos. U mbrojten mire dhe nuk e lejuan kundershtarin te shenonte, edhe pse me lojtare cilesore ne sulm dhe qe pretendojne kombetaren. Trajneri Dalic nuk kishte asnje justifikim per te thene per humbjen, pas ndeshjes. Dinamo e tij mundet nga Tirana qe pretendon titullin dhe kater dite me vone te njejtin fat, peson edhe me Partizanin, qe rrezikonte renien ne nje kategori me poshte. Dinamo ne ndeshjen e dyte derbi pesoi humbjen e dyte, duke iu largua pretendimeve, per te mbrojtur kuroren e kampiones se sezonit te kaluar. Kampionet ne fuqi, ne javen e 19-te te Kategorise Superiore jane shkeputur ndjeshem me kreun, duke krijuar nje distance prej tete pikesh, teper e larte per te pretenduar me shume se kaq. Edhe pse Dinamo veproi fuqishem dhe shpenzoi me shume se cdo ekip tjeter gjate merkatos se dimrit, loja dhe rezultatet nuk i jane pergjigjur treguesve te mesiperm. Shpetim Duro triumfoi ndaj kolegut te tij, Zlatko Dalic. Kroati qe drejtoi blute, qe prej fillimit te kampionatit nuk kishte asnje justifikim, vecse te largohej nga stoli blu. Dinamo, pas humbjes se djeshme rrezikon edhe vendin e trete, ndersa ne ndeshjet e tjera bien ne sy fitoret e Apolonise dhe Lushnjes. Fieraket munden Bylisin, 1-0, duke iu larguar zones se ftohte. Ne dy ndeshjet e para te vitit 2009, Apolonia ka siguruar maksimumin e pikeve. Ne ndeshjen e luajtur ne Lushnje, Elbasani eshte dorezuar, pas nje goli te pesuar ne pjesen e pare. Vetem nje jave me pare Elbasani fitoi ne Durres, ne nje transferte me te veshtire. Ne Vlore, trajneri i sapoemeruar, Eqerem Memushi debutoi me nje barazim perballe Teutes se Staroves. Vlonjatet shenuan te paret, por Teuta barazoi dhe mbrojti rezultatin ne fund, ne nje kohe kur vendasit luajten ne epersi numerike. Ne minutat e fundit te ndeshjes, pas daljes me karton te kuq te Kotes, Teuta mbeti me 10 lojtare. Gjendja ne fund te klasifikimit, pas fitoreve te Partizanit, ka ndryshuar, ndersa mesi eshte zgjedhur pas rezultateve te para te vitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›