Moti i keq dëmton linjat e tensionit, pa energji disa qytete
Bëhet e ditur se shkak i këtij defekti në linjat e tensionit të mesëm mësohet të jetë bërë moti i keq. OSSH-ja ka deklaruar se do të ketë kufizime të gjata të energjisë në këto qytete për shkak se po punohet për riparimin e tyre.
TIRANE- Moti i keq ka shkaktuar probleme në linjat e tensionit të mesëm duke lënë pa energji elektrike disa qytete. Mësohet se për shkak të përkeqësimit të motit në orët e pasdites, linjat e tensionit që furnizojnë qytetetin e Fierit, Beratin dhe Vlorën kanë pësuar dëmtime të rënda. Burime nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë bërë të ditur se ka filluar menjëherë puna për riparimin e dëmtimeve , por theksohet se ky do të jetë një proces i gjatë i cili do të bëjë që kufizimet të jenë të gjata. Bëhet e ditur se Spitalet dhe Hidrovoret në këto qytete janë duke u furnizuar me energji elektrike të vazhdueshme.
(a.k/e.n/Balkanweb)