Durrës- Kukës, ekspertët: Dëmi 1.5 mln euro
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi zyrtarisht se ka në dorë raportin e ekspertëve kontabël që kanë përcaktuar vlerën e dëmit të shkaktuar. Bëhet fjalë për një dëm kolosal prej afro 1.5 milionë euro.
TIRANE-Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht kreu i diplomacisë shqiptare, do të japë llogari para prokurorisë për dëmin ekonomik që i është shkaktuar shtetit në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Prokuroria e Përgjithshme deklaroi zyrtarisht se ka në dorë raportin e ekspertëve kontabël që kanë përcaktuar vlerën e dëmit të shkaktuar. Bëhet fjalë për një dëm kolosal prej afro 1.5 milionë euro, që ka ardhur si pasojë e shkeljeve të mëdha ligjore, mungesës së një projekti të plotë për rrugën, si dhe rritjes së çmimit për njësi nga firmat nënkontraktore. “Raportin e ekspertëve kontabël që kanë përcaktuar vlerën reale të rrugës dhe rrjedhimisht dhe dëmin që i është shkaktuar shtetit, e kemi në dorë prej disa ditësh dhe do t’u komunikohet dhe personave nën hetim. Pasi të kemi dhe pretendimet e tyre do të vendosim për fatin e dosjes”, - tha një burim zyrtar nga prokuroria. Burime pranë organit qendror të akuzës pohojnë se ekspertët kanë gjetur mjaft shkelje, për të cilat do të pyeten ish-zyrtarët e ministrisë së Transporteve, mes tyre dhe ish-kreu i këtij dikasteri, Lulzim Basha.
Ekspertiza
Nëse gjatë seancës së parë të pyetjeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Lulzim Bashës, ish-ministrit të Transporteve i është dashur të flasë vetëm për urdhra apo vendime që ka nxjerrë apo nënshkruar me dorën e tij, këtë herë nuk do ta ketë aq të lehtë. Hetuesit e çështjes Durrës-Kukës do ta përballin me raportin e ekspertëve, të cilët kanë verifikuar dëmin kolosal që i është shkaktuar shtetit në ndërtimin e kësaj rruge, vlera e të cilës kap shifrën 1.5 miliardë euro. Me raportin do të njihen dhe ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti, ish-drejtoresha e përgjithshme e Rrugëve, Lelja Saraçi dhe ish-drejtori juridik në dikasterin e Transporteve, Andi Toma. Pasi të ketë marrë pretendimet e ish-zyrtarëve të lartë, prokuroria do të vendosë për fatin e tyre. Raporti përfundimtar i vlerës reale të rrugës Durrës-Kukës i hartuar nga dy ekspertë kontabël, të cilët kanë arritur në përfundimin se vlera e rrugës është rritur fiktivisht dhe kostoja është disa herë më e lartë sesa realja, mbante peng hetimet. Por tashmë që ky raport ndodhet në duart e prokurorëve, këta të fundit nuk do ta kenë të vështirë të vendosin për fatin e ish-zyrtarëve.
Hetimet
Prej afro një viti, Prokuroria e Përgjithshme po heton për abuzimet e kryera në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Hetuesit kanë verifikuar shkeljet e shumta të kryera nga ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve, mes tyre dhe ish-kreu i këtij dikasteri, Lulzim Basha, megjithëse ende ndaj këtij të fundit nuk është ngritur akuzë konkrete. Për të hedhur dritë mbi abuzimet e kryera, shkeljet ligjore të kryera në nënshkrimin e kontratave, si dhe dëmin e madh që i është shkaktuar shtetit, hetuesit kanë në dorë një dosje voluminoze, ku veç urdhrave të nxjerra nga ish-zyrtarët janë dhe vendimet e Këshillit të Ministrave që kanë miratuar nisjen e punimeve për rrugën, si dhe mjaft dokumente të tjera. Pak ditë më parë, kryeprokurorja Ina Rama shtyu dhe tre muaj hetimet për dosjen Durrës-Kukës. Edhe pse në bazë të ligjit prokuroria ka ende kohë për të hetuar, duket se organi qendror i akuzës ka mundur të verifikojë shkeljet e kryera nga ish-zyrtarët dhe dosjen ka gjasa që së shpejti ta dërgojë në gjykatë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)