E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në një aksident 62-vjeçari, plagoset rëndë i biri

Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Malësisë së Madhe thane se gjatë përplasjes së një foristrade me targa të huaja me një motoçikletë, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, ndersa u plagos rende djali i tij 

SHKODËR- Një 62 vjecar ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik kurse djali i tij 10 vjecar është plagosur rëndë për jetën. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Malësisë së Madhe thane se aksidenti ndodhi pranë fshatit “Shtoj i Vjetër” ku gjatë përplasjes së një foristrade me targa të huaja me një motoçikletë, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, Kol Bredha. Sipas policisë, ne momentin e perplasjes 62-vjeçari Kol Bredha po udhëtonte me motorr me bashkëshorten dhe djalin e tyre dhjetëvjeçar, i cili tani ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjedje kritike për jetën.
Ka qënë vetë drejtuesi i automjetit, një banor i Lezhës, i shoqëroi të dëmtuarit në Spitalin e Shkodrës. Më pas drejtuesi u ndalua nga policia.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›