E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 2.1 milionë ton mallranë periudhën janar-gusht

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit, për periudhën janar-korrik 2013 u përpunuar 2.1 milionë ton mallra ose 99,000 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2012. Burimet zyrtare të Autoritetit Portual bënë të ditur se gjatë së njëjtës periudhë eksportet shënuan rritje me 36%, ndërsa importet ranë me 13%. Sipas të njëjtit burim, vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti u përpunuar mbi 364 mijë ton mallra, ose 14% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndryshe nga ecuria e 7-mujorit në tërësi, gjatë korrikut u vi re se rritje e importit të mallrave me 19% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.  Po për këtë muaj sasia e mallrave të përpunuar arriti në mbi 189,000 ton. Në periudhën janar-korrik në terminalin përkatës u përpunuar rreth 62,000 kontejnerë ose 13.200 më shumë se një vit më parë.

Në dhjetor të vitit të kaluar shërbimet e këtij terminali u dhanë me koncesion për një periudhë 35-vjeçare dhe kjo ka bërë që të rriten shifrat e përpunimi. Kontejnerët kanë transportuar mbi 860,000 ton mallra ose 41% e totalit të mallrave, kurse tragetet kanë transportuar 460,000 ton mallra.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›