Malaj: Buxheti është keqpërdorur për fushatë, ndaj nuk bëhen publike të dhënat
Ish-deputeti socialist, Arben Malaj, shprehet se Ministria e Financave nuk po raporton realizimin e buxhetit, për shkak të keqpërdorimeve që i është bërë atij gjatë fushatës elektorale. Sipas Malajt, përmasat e keqpërdorimeve të buxhetit tashmë mund të verifikohen vetëm pas ardhjes së qeverisë së re.
Data 14 e çdo muaji ishte pranuar si afati i detyruar kur Ministria e Financës raportonte realizimin e buxhetit.
Me investimet për ta kompjuterizuar sistemin e Thesarit, duhet të ishte shkurtuar koha dhe duhet të ishte rritur cilësia e raportimit të treguesve të buxhetit.
Vonesat e përsëritura të publikimit të treguesve të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit e bëjnë më të madh dhe realist shqetësimin për keqpërdorimin elektoral të buxhetit dhe për përkeqësimin e treguesve të tij.
Pasojat e përkeqësimit të buxhetit do tju rëndojnë taksapaguesve, pensionistëve dhe personave që përfitojnë nga programet e asistencës sociale.
Përmasat e këtyre pasojave mund të verifikohen vetëm pas marrjes në dorëzim të detyrës nga qeveria e re, shprehet Malaj./b.l