Durrës, 262 mijë udhëtarë dhe 65 mijë tonë mallra me tragete në 10 muaj

Pavarësisht kufizimeve nga pandemia për lëvizjen e udhëtarëve, tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona, kanë vijuar lundrimet e tyre në funksion të transportit të mallrave dhe lëvizjes së pjesshme për udhëtarët.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, “tragetet në këto 10 muaj kanë kryer 628 lundrime vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Durrës-Ankona, duke transportuar mbi 262 mijë udhëtarë dhe 64 mijë tonë mallra”.
Sipas APD-së, këto lundrime janë shfrytëzuar nga 50,593 kamionë dhe 3, 719 trajlerë me mallra të ndryshme import-eksporti.
Burim: ATSH