E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 8 tragete në radhë për shkak të fluksit të emigrantëve

DURRËS – Fluks i madh emigrantësh bllokon portin e Durrësit. Si cdo sezon tjetër veror edhe në këtë të fundit ka pasur probleme në trafikun portual, për shkak të fluksit të madh të udhëtarëve për në Itali.

Raportohet se tetë tragete janë duke pritur në radhë në port, edhe pse po punohet në 40 sportele për të përshpejtuar trafikun.

Porti është bllokuar për shkak të kthimit nga pushimet verore në atdhe të emigrantëve në Itali.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›