E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kuçi: Idetë për status special të Veriut, të kota dhe pa rëndësi

15-08-2011 / Gazeta 55

Bosnje Hercegovinës i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës


Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i ka quajtur të kota idetë e fundit për “status special apo autonomi për komunat në veri të vendit”. Ai ka thënë se Pakoja e Ahtisarit është maksimumi, çfarë mund të bëjnë institucionet e Kosovës, për komunat me shumicë serbe. “Nga ana e institucioneve të Kosovës, asnjëherë nuk është menduar çështja e një autonomie apo statusi special për veriun e vendit. Idetë e tilla janë të kota dhe se Pakoja e Ahtisarit është maksimumi që mund të ofrohet për atë pjesë të Kosovës”- u shpreh Kuçi. Në këtë kontekst ai ka shtuar se nuk ka asnjë presion nga faktori ndërkombëtar, që të diskutohet për ide të tilla. “Nuk ka asnjë presion nga Bashkësia Ndërkombëtare sa u përket ideve të tilla. Për institucionet e Kosovës, këto ide do të jenë ta pa pranueshme”, ka theksuar zv/kryeministri i Kosovës.


Bosnje Hercegovinës i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosvës


Kongresi botëror i diasporës së boshnjakëve të Kosovës i kërkoi Bosnje Hercegovinës që të fillojë procesin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky Kongres vlerësoi se është plotësisht e qartë se procesi i shtetësisë së Kosovës nuk mund të ndalet. “Serbisë do t’i duhet që herët apo vonë de fakto të njoh pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së”, thuhet në komunikatën për media të këtij kongresi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›