Durrës, Apeli liron Ilir Xhaken ngaakuza e vrasjes së Qerim Malokut
DURRES- Gjykata e Apelit e Durrësit shpall të pafajshëm Ilir Xhaken për akuzën e vrasjes së Qerim Malokut. Me vendimin e sotëm Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Durrësit, të marrë nga Neritan Tabaku i cili e shpallte të pafajshëm Xhaken po për këtë akuzë.
Me këtë vendim Xhakja përfundimisht është i lirë nga akuza e vrasjes së Qerim Malokut në 1998.
Sipas Apelit “Vendimi i dhënë nga gjyqtari Neritan Tabaku është i drejtë”. Relator i çështjes ishte gjyqtari Petraq Dhimitri.
Gjyqtari Neritan Tabaku kishte vendosur në 2011 për lirimin e Ilir Xhakjes, ndërsa disa muaj më pas, më 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj.
Dosja për lirimin e Ilir Xhakes nga Neritan Tabaku i rihap pas vrasjes së Kryekomisarit, dhe nga verifikimi i KLD-së u konstatua se kishte shkelje, madje KLD urdhëroi shkarkimin e tij dhe ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor pikërisht për dosjen e lirimit të Ilir Xhakes.
(sg/shqiptarja.com)