E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres CEZ ndeshkon tete fshtatra

Tetë fshatra të Durrësit janë në errësirë të plotë që nga dita e hënë. Me fillimin e muajit tetor kanë nisur edhe ndërprerjet e energjisë elektrike nga kompania CEZ Shpërndarje në kabinat elektrike që janë 100 për qind debitore dhe që furnizohen përmes nënstacionit elektrik të Manzës.

Forcat e shërbimeve të komisariatit të policisë së Shijakut kanë mbështetur aksionin e CEZ-it për të shmangur reagimet e banorëve në fshatrat Gjuricaj, Likmetaj, Kapedanaj, Ishëm, Lalëz, Bizë, Fushë-Draç dhe Rrotull.

Ndërsa është prerë energjia në 15 kabina elektrike, shërbimet policore raportojnë se ndërprerjet e CEZ Shpërndarje do të vazhdojnë ne pranine e forcave policore. Gjatë muajit të kaluar banorët e disa fshatrave të Sukthit nisën protestat kundër ndërprerjes kolektive të CEZ-it në zonë, duke rrethuar edhe nënstacionin elektrik të Manzës e bllokuar superstradën Tiranë-Durrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›