E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres-Kukes, PS: Qeveria s’ka zbardhur vendimet

Nga selia e Partise Socialiste kane dale akuza te tjera ne lidhje me ato qe perfaqesuesit e kesaj partie i quajne, “shkelje te qeverise ne projektin per ndertimin e aksit Durres-Kukes”.

Kete here, selia roze eshte perqendruar ne pretendimet per shkeljet ligjore qe ka bere qeveria, duke mos harruar as shenjestrimin e ish ministrit te Transporteve, Lulzim Basha.

Sipas keshilltarit per ceshtjet ligjore ne PS, Ylli Manjani, vendimet e qeverise per rrugen Durres-Kukes nuk kane fuqi juridike, pasi nga 4 vendime te marra, 3 nuk rezultojne te botuara ne fletoren zyrtare.

“Vendimet qe nuk botohen ne fletoren zyrtare nuk kane vlere juridike. Me keto vendime te paligjshme, qeveria ka marre kredi e ka lidhur kontrata”, theksoi Manjani.

Me tej, ai ka permendur ish ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, duke shtuar, “Berisha nuk e strehon do me ministrin e tij te pandehur”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›