Ligji per spiunet, Patozi: Neser miratimi

“Si te gjitha premtimet tona edhe ky ligj do te jete nje premtim i mbajtur dhe do te miratohet neser nga Kuvendi i Shqiperise”, deklaroi Patozi.
Nje nga pikat e projektiligjit eshte lenia e funksionit te shume kategorive te shtetareve, nese ata verifikohet se kane qene ne strukturat me te larta drejtuese te Partise se Punes, ne strukturat e sigurimit te shtetit apo kane denuar ne gjyqe politike kundershtare te regjimit.
Kjo e fundit do te thote se ky nen prek edhe prokuroret e gjykatesit, perfaqesues te te cileve kane deklaruar se ai eshte ne kundershtim me Kushtetuten.
Sipas tyre, ligji parashikohet te miratohet me nje shumice te thjeshte votash dhe ky fakt e ben ate antikushtetues.
I pyetur per kete ceshtje, Patozi tha se parlamenti eshte sovran ne vendimet e tij. Sipas tij, drafti i mazhorances nuk ka qellim te sulmoje prokuroret apo gjyqtaret qe kane ne dore dosje te anetareve te qeverise, sic thote opozita, pasi drafti eshte paraqitur ne parlament dy vjet e gjysme me pare kur keto ceshtje nuk ekzistonin.
“Nje ligj qe nuk kursen te gjitha nivelet me te larta te shtetit nuk mund te jete meshiremadh me nje grup xhelatesh qe mund te kene mbetur ne administraten tone”, tha Patozi.
Megjithate edhe kreu i shoqates se prokuroreve, Pehlivan Malaj, kritikon projektligjin e demokrateve ne nje interviste per gazeten “Shqip”.
Duke e cilesuar si shume pergjithesues nenin qe flet per hetuesit e diktatures, Malaj shpreh shqetesimin se politika po kompromenton qellimin e tij dhe se prokuroret do te ndermarrin veprimet e tyre per ta kundershtuar ligjin, nese ai miratohet.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code